Lëvizje në merkato: Georgios Lleshaj transferohet te Pogradeci
- Korca Boom
- 11 minutes ago
- 1 min read
KF Pogradeci ka prezantuar zyrtarisht mesfushorin Georgios Lleshaj si përforcimin e ri të skuadrës. Lleshaj, 27 vjeç, vjen për të forcuar repartin ofensiv të Liqenorëve dhe pritet të sjellë eksperiencë dhe kreativitet në mesfushë.
Klubi ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar:“GEORGIOS LLESHAJ, mesfushor, 27 vjeç, është tashmë zyrtarisht pjesë e KF Pogradecit. Klubi i uron suksese në vazhdim.”
Lleshaj është lojtari i ri që do të përforcojë ekipin në sezonin e ri dhe do të ndihmojë Pogradecin në objektivat e tij futbollistikë. Prezantimi i tij vjen si një sinjal i qartë i ambicieve të klubit për të konsoliduar skuadrën dhe për të konkurruar fuqishëm në kampionat.
"KORCA BOOM"
















