Sherr dhe tension në “Air Albania” pas përmbysjes së Egnatias
- 20 minutes ago
- 1 min read
Momente kaotike kanë shoqëruar sfidën në Air Albania Stadium pas golit të avantazhit 2-1 të KF Egnatia, ku tensionet shpërthyen si në tribunë ashtu edhe në fushën e lojës.
Menjëherë pas golit, situata u ndez mes lojtarëve, duke sjellë përplasje dhe debate të forta në fushë. Gjyqtari u detyrua të ndërhyjë për të qetësuar situatën, ndërsa futbollisti Aleksi u ndëshkua me karton të kuq pas incidenteve të krijuara.
Paralelisht, edhe në tribunat e stadiumit u regjistruan përleshje mes tifozëve, ku nuk munguan grushtet dhe momentet e panikut. Forcat e sigurisë dhe stjuardët ndërhynë menjëherë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Atmosfera në stadium u bë tepër e tensionuar, ndërsa ndeshja u ndërpre për disa minuta deri në rikthimin e qetësisë.
Pamjet e siguruara tregojnë qartë kaosin e krijuar pas golit të Egnatias, në një nga momentet më të nxehta dhe dramatike të takimit.
“KORÇA BOOM”
















