Sherr i rëndë, tre të mitur përfundojnë në spital me plagë t*hike
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Pamje të rënda janë publikuar nga një sherr i ndodhur në Shkodër, ku tre të mitur kanë mbetur të plagosur me thikë. Në videon e siguruar duken qartë momentet e konfliktit, ndërsa disa të rinj sulmojnë njëri-tjetrin me mjete të mprehta.
Sipas informacioneve të policisë, përplasja ka nisur mes tre personave, dy prej të cilëve janë vëllezër. Të miturit e përfshirë në sherr kanë marrë plagë, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor në spital.
KORCA BOOM"



















