top of page

Sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, arrestohet 27-vjeçari që goditi me grusht këshilltarin e bashkisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 59 minutes ago
  • 1 min read

Njoftimi i Policisë: 


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin K. M., 27 vjeç, banues në Pogradec.


Më datë 10.11.2025, rreth orës 14:25, në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë zhvillimit të një mbledhjeje nga Këshilli Bashkiak me prezencën e qytetarëve, ky shtetas fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak, dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. Sh., 47 vjeç, anëtar i Këshillit Bashkiak, duke e goditur me grusht.


Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”        

ree

bottom of page