top of page

Shi dhe borë/ Parashikimi i motit për sot, e enjte, 4 dhjetor 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

E enjtja e 4 dhjetorit pritet të sjellë një përkeqësim të motit në të gjithë territorin, si pasojë e depërtimit të masave ajrore të paqëndrueshme. Sipas të dhënave meteorologjike, vendi do të dominohet nga vranësira të shumta, të cilat në intervale të ditës do të bëhen të dendura.


Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para dhe do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës. Ato parashikohen me intensitet të ulët, por nuk përjashtohen periudhat me intensitet mesatar, veçanërisht në zonat veriperëndimore dhe në jug të vendit.


Në zonën e Alpeve dhe në majat malore të verilindjes priten reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet nën ndikimin e reshjeve të shiut.


Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, era pritet të forcohet, duke arritur deri në 20 m/sek.


Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë 3–4 ballë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page