Shiste veshje të kontrabanduara pa faturë shitjeje, i sekuestrohen administratores së dyqanit 40.000 € rroba
- 3 hours ago
- 1 min read
Finalizohet operacioni i koduar “Etiketa 1”.
Zbulohet një tjetër subjekt ku shiteshin veshje të dyshuara të kontrabanduara, me logo false, dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.
Arrestohet administratorja e dyqanit.
Sekuestrohen nga dyqani, veshje me logo të markave të shtrenjta, me vlerë rreth 40 000 euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa 1”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Demokracia”, Babrru.
Në kuadër të operacionit u arrestua administratorja e dyqanit, shtetasja E. N., 38 vjeçe, banuese në Babrru.
Gjatë kontrolleve në këtë subjekt, u gjetën veshje të ndryshme me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false, me vlerë rreth 40 000 euro, pa fatura mbi origjinën e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















