top of page

Shkaktoi aksident në Selanik, arrestohet e reja shqiptare! Nuk dispononte as patentë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Një grua 28-vjeçare në Selanik të Greqisë është arrestuar nga policia greke pasi shkaktoi një aksidente automobilistik.


Sipas shtypit grek, aksidenti ndodhi pasditen e së shtunës.


28-vjeçarja u përfshi në një aksident me pasoja në dëme materiale, fatmirësisht pa të lënduar.


Por policia greke zbuloi se 28-vjeçarja nuk posedonte as patentë, për shkak se i ishte pezulluar më herët për një tjetër shkelje rrugore.


Ajo është arrestuar dhe pritet të dalë para gjykatës për masë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page