Shkodër, Elbasan dhe Korçë drejt emërimeve të reja në polici
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Në tre qarqe të vendit, Shkodër, Elbasan dhe Korçë, Policia e Shtetit po i nënshtrohet një riorganizimi në nivel drejtuesish. Prej rreth një muaji, pasi kryepolici Ilir Proda hapi procesin e aplikimeve për rifreskimin e kupolës drejtuese, këto tre drejtori mbetën pa drejtues, duke hapur garën për pozicionet e lira.
Gjashtë oficerë kanë paraqitur kandidaturat e tyre: Loard Sallaku, Alban Çela, Dritan Lena, Uljan Shpataraku, Ardian Çipa dhe Islor Islami.
Mësohet se të gjashtë kandidatët që garojnë për pozicionet drejtuese në qarqet Elbasan, Korçë dhe Shkodër do të paraqiten të mërkurën, më 10 dhjetor, para komisionit, ku do të shpalosin platformat e tyre.
Pas kësaj faze dhe pikëzimit përkatës, pritet vetëm firmosja nga Ilir Proda për finalizimin e emërimeve të reja.
"KORCA BOOM"



















