top of page

Shkrimtari i njohur: Edi Rama do iki me brekë nëpër këmbë, ndizeni flakë Tiranën. Kështu bëhen revolucionet, jo si flamingot

2 days ago
1 min read

Shkrimtari Agron Tufa ka reaguar nga Zvicra, ku jeton si azilant prej disa vitesh bashkë me familjen, për protestën në Tiranë.


“A e shihni se ç’do të thotë revolucion?!


Ju buzëhollët spitullaqë që spërdridheni në performanca, po na shisni dëngla se jeni më qytetarë se studentët!? Pika…!


Keni këllqe? Ndizeni flakë!! Edi Rama nuk rrëzohet me performanca baleti e kurtuazi vanitoze!


Atij i duhet kallë mnerë e përqethje, që të ikë me brekë nëpër këmbë, ose të vishet si grua të çajë ferrën. Si dikur Mozi.


Po vazhduat me parrullën e diskredituar dhe i bini fyellit në një vrimë – jeni të porositur të jeni dessert në pjatën e Kryeministrit!


Nëse rrudhni buzët nga gjoja “dhuna” e studentëve dhe thirrjet e tyre “të paedukuara”:


“Edi Rama t’qifsha robtë!”


– atëherë nxitoni, distancohuni, që të mos digjeni”, shkruan ai.

“KORÇA BOOM”


bottom of page