top of page

SHKRUMBOHET MAKINA E PARKUAR/ Tymi alarmon banorët, ja detajet e para...

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 06:00 në një parkim publik në lagjen “Konferenca e Pezës”, në qendër të Fierit.


Tymi i dendur ka alarmuar banorët e pallatit pranë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës.


Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri është vënë nën kontroll dhe është parandaluar përhapja e flakëve në automjetet e tjera.


Në vendngjarje ndodhen edhe efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.


Nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë shkaktuar vetëm në automjetin e përfshirë nga flakët./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page