top of page

"Shkundet" Greqia/ Vendi fqinj goditet nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e së martës, më 20 janar, në rajonin e Lakonisë, në Greqi.


Sipas të dhënave paraprake sizmologjike, thellësia fokale e tërmetit ishte rreth 22.6 kilometra, ndërsa epiqendra e lëkundjes u lokalizua 117 kilometra në jug-jugperëndim të Gerolimenas, në Lakoni.


Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës. Lëkundjet janë ndjerë lehtë edhe në zonat përreth.

“KORÇA BOOM”


bottom of page