Vr*u me th*kë shqiptarin në Itali, ja me sa vite burg u dënua 37-vjeçari Artur Cerria
- Korca Boom
- 11 hours ago
- 1 min read
37-vjeçari shqiptar Artur Cerria, është dënuar me 14 vite e 2 muaj burg për vrasjen e bashkëkombësit të tij, 38-vjeçarit Dritan Xhepaxhiu, i njohur edhe si Idrizi.
Sipas mediave italiane, gjykata ka shpallur të pafajshëm nipin 24-vjeçar Agron Cerria, i cili akuzohej për fshehje provash, konkretisht për zhdukjen e thikës së përdorur në ngjarje Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 gusht 2024, në Tavullia të Italisë, ku Dritan Xhepaxhiu humbi jetën pasi u qëllua me thikë.
Artur Cerria kishte pranuar autorësinë e vrasjes, ndërsa prokuroria e konsideroi ngjarjen si vrasje me dashje. Xhepaxhiu u qëllua 4 herë me thikë, njëra prej tyre ishte fatale pasi i preku zemrën.
“KORÇA BOOM”



















