SHKUNDET Turqia/ Goditet nga një tërmet 5.4 ballë
- Korca Boom
- Sep 28
- 1 min read
Një tërmet i fuqishëm ka goditur sërish Turqinë. Sipas asaj që raportohet në mediat turke, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë i shkallës rihter.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë dhe në qytete të tjera të Turqisë si Stambolli, Izmiri dhe Bursa.
Pasgoditjet e tërmetit vijojnë. Mediat turke raportojnë për dëme në ndërtesa.
Në tërmetin me magnitudë 5.4 që ndodhi në lagjen Simav të Kütahya-s, u shfaqën çarje në çatinë dhe muret e ndërtesës së shërbimit komunal në lagjen Hisarck.
“KORÇA BOOM”



















