Shkëndija shkruan historinë në Ligën e Konferencës, fitore dramatike ndaj Shelbourne!
- Korca Boom
- 9 hours ago
- 1 min read
Shkëndija – Shelbourne 1-0
Autogol: Barret (90’+2’)
Shkëndija e Tetovës ka arritur një fitore historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke mundur ekipin irlandez Shelbourne me rezultatin 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në Shkup. Ky ishte triumfi i parë i skuadrës tetovare në këtë kompeticion evropian, ku ajo po debuton.
Në një përballje të fortë dhe të luftuar deri në minutën e fundit, kuqezinjtë e Tetovës i kanë rezistuar presionit të vazhdueshëm të miqve, ndërsa kanë kërcënuar portën kundërshtare përmes kundërsulmeve të shpejta.
Fati i ndeshjes u vendos në minutën e 92-të, kur mbrojtësi irlandez Barret shënoi një autogol pas një aksioni të rrezikshëm të Shkëndijës, duke i dhënë kështu tri pikët e para skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Në përfundim të ndeshjes, festa ishte e jashtëzakonshme në stadium, me tifozët që shpërthyen në brohoritje për këtë sukses historik të ekipit të tyre, i cili synon të vazhdojë rrugëtimin me të njëjtin ritëm në Europë.
"KORÇA BOOM"



















