Tragjedi në rrugë: Futbollisti 20-vjeçar humb jetën pas përplasjes me një lopë
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Një lajm i trishtueshëm ka tronditur publikun sportiv brazilian. Futbollisti i ri, 20-vjeçari Antoni Ilano, humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në shtetin e Piauit.
Ilano po drejtonte një motoçikletë gjatë natës, kur papritmas përplasi një lopë që ndodhej në mes të rrugës. Pamjet nga kamerat e sigurisë kapën momentin dramatik të përplasjes, ku duket se futbollisti nuk pati kohë për ta shmangur kafshën që iu shfaq papritur para.
Pas përplasjes, ai mbeti i shtrirë pa lëvizur në asfalt. Dy kalimtarë që ndodheshin aty u përpoqën ta ndihmonin, por për fat të keq, 20-vjeçari kishte humbur jetën menjëherë pas impaktit.
"KORÇA BOOM"
