top of page

Shpallet 11-ja më e mirë/ Kosta Vangjeli i Skënderbeut dhe Souza i Pogradecit në formacionin më të mirë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 18 hours ago
  • 1 min read

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 21-të të kampionatit Kategoria e Parë.


Formacioni më i mirë i javës është ndërtuar sipas skemën 1-4-4-2 dhe përfshin futbollistë nga disa ekipe që spikatën me performancat e tyre gjatë fundjavës.


Në portë është përzgjedhur Skander Tahri nga AF Luftëtari.


Në repartin e mbrojtjes janë përfshirë Xhuliano Markoçi nga Iliria, Alessandro Kacbufi nga Kastrioti, Arlind Kurti nga Laçi dhe Kosta Vangjeli nga Skënderbeu.


Mesfusha përbëhet nga William Cordeiro i Besës, Ildi Xhakaj i Burrelit, Odaildo Souza de Oliveira i Pogradecit dhe Edmond Hoxha i Kastriotit.


Në repartin e sulmit janë përzgjedhur Irdi Morina nga Korabi dhe Anthony Umejiego nga Apolonia.


Trajneri më i mirë i javës është shpallur Alfred Deliallisi i Korabit, i cili udhëhoqi skuadrën drejt një paraqitjeje shumë pozitive përballë kryesuesve të kampionatit, duke ndalur Skënderbeun në barazim pa gola.


Kategoria e Parë vijon të ofrojë rivalitet dhe intensitet të lartë, ndërsa performancat individuale dhe puna e trajnerëve mbeten elementë kyç në zhvillimin e garës për objektivat e sezonit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page