top of page

Shpërndanin dr*gë/ Dy 36-vjeçarët arrestohen për posedimin e 60 dozave k*kainë

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Policia finalizoi operacionin e koduar “Midnight”, pas disa javësh hetime dhe survejimesh, duke arrestuar shtetasin E.K., 36 vjeç, i dyshuar për shpërndarje droge në qytet.


Gjatë kontrollit fizik, E.K. iu gjet një sasi kokainë e ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen. Automjeti dhe celulari i tij u sekuestruan gjithashtu.


Në të njëjtin operacion, u kap edhe B.O., 36 vjeç, i cili dyshohet si përdorues dhe sapo kishte marrë lëndën narkotike. Për të nisi procedimi penal në gjendje të lirë.


Operacioni u organizua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.


Materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme lidhur me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page