Shpërthen kutia elektrike e sahateve në një pallat, dëmtohet punonjësi i OSHEE-së
- Korca Boom
- Dec 29, 2025
- 1 min read
Një punonjës i OSHEE-së u plagos pas shpërthimit të një kutie elektrike në një pallat në Perash, Shkodër.
Ngjarja ndodhi teksa punonjësi po hapte kutinë për të lexuar matësin elektrik.
Ai u transportua menjëherë në Spitalin e Shkodrës dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e shpërthimit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.
Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















