top of page

Shqipëria pret rezultate/ Dy ndeshje vendimtare sot për vazon e tretë të shortit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Sot zhvillohen tetë ndeshje të rëndësishme të kualifikueseve evropiane për Botërorin 2026, ku dy prej tyre kanë ndikim të drejtpërdrejtë për Shqipërinë.


Ndeshja e parë është Hungari – Irlandë, ku për kuqezinjtë rezultati më i favorshëm do të ishte fitorja e Irlandës. Më pas, në orën 18:00, Ukraina pret Islandën. Shqipëria ka interes që Islanda të humbasë, pasi në këtë rast kombëtarja jonë do të pozicionohej në vazon e tretë të shortit.


Ndërkohë, pritet që Portugalia dhe Norvegjia të sigurojnë matematikisht kualifikimin për Botërorin gjatë ndeshjeve të ditës së sotme.


Axhenda e ndeshjeve:


Ora 15:00

Hungari – Irlandë

Portugali – Armeni


Ora 18:00

Shqipëri – Angli

Azerbajxhan – Francë

Serbi – Letoni

Ukrainë – Islandë


Ora 20:45

Israel – Moldavi

Itali – Norvegji

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page