top of page

SKËNDERBEU të mërkurën ora 13:00 për Kupë ndaj Ilirisë, e pret Tirana nëse kualifikohet!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 2 min read

Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet në dy ditë, më 18 dhe 19 nëntor, me ndeshje teke, ku fituesit kalojnë automatikisht në fazën pasuese. Kjo fazë pritet të sjellë më shumë eksperimente se emocione, pasi një pjesë e mirë e skuadrave e konsiderojnë Kupën si një angari sezonale, duke shfrytëzuar mundësinë për rotacione në formacione dhe për të ruajtur forcat për kampionat.

 

Një tjetër tregues i interesit të moderuar është edhe zgjedhja e vendeve të zhvillimit të ndeshjeve. Laçi dhe Vora kanë vendosur që sfidat si pritës t’i luajnë në kompleksin stërvitor të vorakëve në Ahmetaq, ku kurbinasit do të zbresin në fushë të martën, ndërsa Vora të mërkurën.


Në të njëjtën linjë, Besa do të presë Kukësin në kompleksin stërvitor të Kavajës, tashmë të rikonstruktuar, ndërsa Flamurtari, ashtu si në turin e parë, do të luajë si pritës në stadiumin e Orikumit, duke ruajtur impiantin e Vlorës për ndeshjet e kampionatit, ku këtë fundjavë pret Tiranën.


Laçi-Luftëtari dhe Flamurtari-Tomori janë ndeshjet e ditës së martë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, që do të luhen në orën 13:00, Ndërsa gjashtë çiftet e tjera, Skënderbeu-Iliria, Vora-Sopoti, Besa-Kukësi, Burreli-Kastrioti, Pogradeci-Korabi dhe Apolonia-Lushnja do të luhet të mërkurën, më 19 nëntor, ora 13:00.


Në këtë tur marrin pjesë gjithsej 16 skuadra, mes tyre dy ekipe të Superiores, Flamurtari dhe Vora, të ngjitura këtë sezon nga Kategoria e Parë, 12 skuadra të Kategorisë së Parë, si dhe dy ekipe të Kategorisë së Dytë, Sopoti dhe Tomori.


Sipas shortit të hedhur më herët, Kupa e Shqipërisë e ka të përcaktuar kalendarin deri në fazën e 1/8-ave, ku do të përfshihen edhe tetë klubet e Superiores, duke rritur ndjeshëm nivelin e konkurrencës në fazat në vijim.


Turi i Dytë

Të martën (18 nëntor 2025)

Ora 13:00 Laçi – Luftëtari

Ora 13:00 Flamurtari-Tomori


Të mërkurën (19 nëntor 2025)

Ora 13:00 Skënderbeu – Iliria

Ora 13:00 Vora – Sopoti

Ora 13:00 Besa – Kukësi

Ora 13:00 Burreli-Kastrioti

Ora 13:00 Pogradeci – Korabi

Ora 13:00 Apolonia – Lushnja

 

ÇIFTET E TURIT PASARDHËS TË KUPËS SË SHQIPËRISË:

Tirana – Skënderbeu / Iliria

Teuta – Vora / Sopoti

Dinamo – Besa / Kukësi

Vllaznia – Pogradeci / Korabi

Bylis – Laçi / Luftëtari

Elbasani – Flamurtari / Tomori

Partizani – Burreli / Kastrioti

Egnatia – Apolonia / Lushnja

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page