Shtetas slloven nën hetim pas aksidentit me motomjet në Korçë
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit slloven R. D., 50 vjeç.
Ky shtetas, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, çka ka sjellë rrëzimin e mjetit dhe dëmtimin e tij fizik.
Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Korçës.
“KORÇA BOOM”
