Si do të jetë moti gjatë ditës së sotme? Mësoni parashikimin për këtë të diel
- 2 hours ago
- 1 min read
Moti për këtë të diel pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm në të gjithë territorin e Shqipëria, me kthjellime dhe alternime vranësirash gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë orëve të mesditës deri në pasdite pritet shtim i vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura kryesisht në zonat malore. Pas orëve të pasdites, moti parashikohet të rikthehet sërish i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Reshjet e shiut pritet të jenë të dobëta dhe të izoluara, kryesisht në formën e pikave të shiut në relievet malore të veriut dhe lindjes gjatë mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–veriperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa në zonat bregdetare, lugina dhe në male hera-herës mund të arrijë deri në 15 m/s.
Sa i përket kushteve në det, valëzimi parashikohet i forcës 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte relativisht të qeta për lundrim.
"KORÇA BOOM"
















