top of page

Siguria e fëmijëve në fokus: Letra personale e zonjes së parë për presidentin Putin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, i ka dërguar një letër presidentit rus Vladimir Putin gjatë samitit në Alaska, përmes bashkëshortit të saj Donald Trump.


Në mesazh, ajo thekson rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe përgjegjësinë që kanë prindërit dhe udhëheqësit për të siguruar një të ardhme të ndritur për brezin e ardhshëm.


Melania apelon për një botë të ndërtuar mbi dinjitet, paqe dhe siguri për fëmijët, duke theksuar se ëndrrat dhe pafajësia e tyre janë universale, pavarësisht nga vendi apo ideologjia.


Në fund, ajo i kërkon Putinit të marrë veprime që shërbejnë jo vetëm interesave të Rusisë, por të mbarë njerëzimit.

ree

“KORÇA BOOM”


ree

bottom of page