top of page

Simboli i dijes dhe miqësisë franko-shqiptare, Liceu Francez rikthehet në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 days ago
  • 1 min read

Në atë periudhë, qyteti i Korçës qeverisej si “Republikë autonome”, nën administrimin e vendasve, por me mbrojtjen e autoriteteve ushtarake franceze. Një nga prioritetet e kësaj administrate ishte arsimi, ndaj i kushtoi vëmendje të veçantë hapjes së institucioneve të reja arsimore, ku Liceu Kombëtar zuri një vend të veçantë.


Veprimtaria e Liceut u shtri deri në periudhën e pushtimit italian, në vitin 1939. Gjatë këtyre viteve, shkolla u bë qendër e rëndësishme e dijes dhe kulturës, duke tërhequr nxënës nga e gjithë Shqipëria. Edhe pse u përball me vështirësi pas Luftës së Parë Botërore, ajo arriti të mbetej simbol i përparimit arsimor dhe bashkëpunimit franko-shqiptar.


Sot, më shumë se një shekull më pas, po punohet për të ringjallur traditën e Liceut Francez në Korçë. Një grup pune është ngritur për realizimin e projektit të rihapjes së tij, si pjesë e bashkëpunimit mes institucioneve qendrore dhe vendore, në koordinim me një ekspert të qeverisë franceze.


Projekti i ringritjes së Liceut synon të vazhdojë frymën e miqësisë së gjatë mes Francës dhe Shqipërisë dhe të krijojë mundësi të reja arsimore për të rinjtë e qarkut të Korçës dhe më gjerë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page