top of page

SKANDAL/ Udhëtonin për në Poloni, arrestohen tifozët shqiptarë në Serbi

  • 1 day ago
  • 1 min read

Lajmi zyrtar: Arrestohen katër shtetas të Shqipërisë në Serbi për nxitje të urrejtjes.


Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes Drejtorisë së Policisë Kriminale, kanë arrestuar katër shtetas të Republikës së Shqipërisë në territorin e Serbisë, të dyshuar për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare, njofton MUP, përcjell preshevacom.


Të arrestuarit janë A. S. (1989), E. V. (1984), E. G. (1978) dhe A. C. (2005).


Sipas dyshimeve, A. S. gjatë ditës së sotme ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shfaqet në një automjet së bashku me të dyshuarit e tjerë duke udhëtuar në autostradë nëpër Serbi, ndërsa gjatë videos siç shkruan MUP, janë shfaqur simbole të ashtuquajtura të “Shqipërisë së Madhe” dhe janë përdorur fjalë të papërshtatshme ndaj Republikës së Serbisë.


Me urdhër të autoriteteve, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, në Departamentin Special për Luftimin e Krimit të Teknologjisë së Lartë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page