Skandal i madh me ilaçet në Shqipëri, italianët zbulojnë mashtrimet me rimbursimet fiktive nga CFO Pharma dhe Bioplus
- Korca Boom
- 15 hours ago
- 1 min read
Në fillim të këtij viti, punonjësit e kompanisë farmaceutike italiane Chiesi zbuluan një skemë të madhe mashtrimi me rimbursimet e ilaçeve në Shqipëri. Fondi Shqiptar i Sigurimeve Shëndetësore (FSDKSH) kishte paguar për shumë më tepër kuti ilaçesh sesa ato që ishin realisht furnizuar nga kompania italiane.
Hetimet nxorrën në dritë një skemë fiktive rimbursimi në vlerë dhjetra milionë euro, ku përfshihen kompanitë CFO Pharma, Pharma Plus, Medyx Albania dhe dy farmaci të lidhura me ish-kontrollorin e FSDKSH, Gazmend Aliaj, i arrestuar më parë për mashtrime të ngjashme.
Kompani si Pharma Plus dhe Medyx deklaronin inventarë ilaçesh pa bërë blerje reale, duke i shitur fiktivisht këto sasi CFO Pharmas, e cila më pas i shiste farmacive Bioplus dhe Medigreen. Këto farmaci merrnin rimbursime të paligjshme nga fondi, duke dëmtuar buxhetin e shtetit dhe qytetarët.
Skandali ka shkaktuar hetime të thella në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa paralajmërohen arrestime të reja në nivelet e larta të administratës. Ky rast është një nga arsyet pse qeveria po mendon të marrë kontroll të drejtpërdrejtë mbi importin e barnave./LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”
