top of page

Skandal në Postën Shqiptare, 38-vjeçari arrestohet për përvetësim të shumave të konsiderueshme parash

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër, pasi dyshohet për vjedhje të shumave të konsiderueshme parash.


Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me inicialet E. Q., banues në Përmet, është ndaluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. Ai dyshohet se gjatë periudhës 2019–2025, kur ka qenë i punësuar si llogaritar/arkëtar në degën e Posta Shqiptare në Përmet, ka përvetësuar shuma parash nga arka.


Policia nuk ka bërë publike vlerën e saktë të shumës së dyshuar të vjedhur, por thekson se bëhet fjalë për shifra të konsiderueshme.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vijimin e hetimeve dhe veprime të mëtejshme ligjore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page