top of page

Skuadra e volejbollit Dinamo për vajza përjeton revolucion, trajneri dhe disa lojëtare japin lamtumirën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Rezultatet e dobëta dhe menaxhimi i paqartë i situatës pas rastit të Nayara Ferreira kanë sjellë një revolucion të vërtetë te Dinamo e volejbollit për vajza. Sipas njoftimeve, drejtuesit e klubit kanë vendosur të largojnë trajnerin Orlando Koja, ndërsa vendin e tij pritet ta zërë ndihmësi i ekipit, Kliton Dodaj.


Përveç ndryshimeve në stolin teknik, disa volejbolliste të huaja, përfshirë Atepalina dhe Kurerova, duket se kanë dhënë lamtumirën ekipit. Nuk përjashtohet mundësia që edhe kapitenia e mëparshme, Elena Bego, të largohet, ndërsa klubi po fokusohet në zhvillimin e lojëtareve vendase të reja, të cilat kanë treguar se janë të afta të mbajnë peshën e garës.


Ky revolucion synon të ringjallë ekipin dhe të krijojë një dinamikë më të fortë brenda skuadrës, duke u përqendruar në rritjen e performancës dhe stabilitetin e lojës. Drejtuesit e Dinamos theksojnë se prioritet do të jenë lojëtaret vendase, të cilat do të marrin më shumë përgjegjësi në fushë dhe do të përfaqësojnë të ardhmen e ekipit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page