top of page

SKËNDERBEU bie në Korçë. Në minutën e fundit u fal titullin kampion kurbinasve

  • May 4
  • 3 min read

SKËNDERBEU-LAÇI 0-1

Shënues: Kurti 96’


SKËNDERBEU: Dobjani, De Oliveira, Nasr, Beshiraj, Dumfour, Gjumsi, Estrella, Vangjeli, Janaqi, Aboubacar, Shaqe.


Trajner: Ernest Gjoka.


LAÇI: Biba, Azizi, Kurti, Jiakpona, Tresa, Myrta, Muhamed, Bibo, Mjaki, Traore, Nërguti.


Trajner: Naci Sensoy.


Arbitër: Florian Lata


Finalja e madhe e Kategorisë së Parë mes Skënderbeut dhe Laçit ka nisur me ritëm dhe emocione, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës në 45 minutat e para. Sfida e luajtur në Korçë është karakterizuar nga kujdesi taktik, por edhe nga disa momente të rrezikshme që mund të kishin ndryshuar fatin e ndeshjes.


Laçi ishte i pari që provoi të rrezikojë me një goditje dënimi, por tentativa e tyre u ndal nga muri mbrojtës i vendasve, duke mos sjellë probleme serioze për portën e Skënderbeut.


Pak më vonë, Skënderbeu iu afrua shumë golit me një aksion të bukur: Nasr nuk arriti të finalizojë pas një pasimi të Muhamed, duke humbur një rast të artë për korçarët.


Në vazhdim, loja u bë më e balancuar, me të dy skuadrat që kërkonin hapësira, por pa konkretizim në zonën kundërshtare.


Laçi rrezikoi sërish në mes të pjesës së parë, kur një aksion i shpejtë krijoi panik në mbrojtjen vendase, por fati ishte në anën e Skënderbeut.


Më pas, Tresa provoi nga distanca për kurbinasit, por pa sukses, ndërsa portieri Dobjani u tregua i sigurt në momentet vendimtare duke mbajtur portën e paprekur.


Në fund të pjesës së parë, Laçi këmbënguli me disa goditje standarde, por mbrojtja korçare reagoi në kohë.


Me rifillimin e lojës, Laçi dhe Skënderbeu rrisin ritmin dhe bëjnë disa ndryshime për të kërkuar avantazhin. Loja bëhet më e fortë fizikisht dhe më nervoze në mesfushë.


Në një moment vendimtar të ndeshjes, Skënderbeu mbetet me një lojtar më pak pas një ndërhyrjeje të diskutueshme që, pas ndërhyrjes së VAR-it, sjell kartonin e kuq dhe ndryshon totalisht ekuilibrat në fushë.


Laçi nis të shtyjë gjithnjë e më shumë, duke krijuar disa raste të pastra për shënim, por portieri Dobjani dhe mungesa e finalizimit e mbajnë rezultatin të hapur.


Skënderbeu mundohet të kundërpërgjigjet me kundërsulme të shpejta, por lodhja dhe inferioriteti numerik ndikojnë në lojën e korçarëve.


Në minutat e fundit, Laçi rrit presionin maksimal, duke mbyllur Skënderbeun në gjysmëfushë dhe duke kërkuar me ngulm golin e titullit.


Në frymën e fundit të ndeshjes, pas një aksioni të gjatë dhe presioni të vazhdueshëm, Laçi gjen rrugën e rrjetës dhe shpërthen festa kurbinase në stadiumin e Korçës. Skënderbeu nuk arrin të reagojë më dhe finalja mbyllet me trofeun që shkon për Laçin.


Një finale dramatike, e vendosur në sekondat e fundit, që i jep Laçit titullin kampion të Kategorisë së Parë.


Minutat dhe rastet e pjeses së parë


6' - Laçi tenton nga goditja e dënimit, tentativa ndalet në "murin" e ekipit vendas.


8′ Nasr nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë pas pasimit të Muhamed. Rast i artë për Skënderbeun.


24' - Skuadra kurbinase "flirton" me golin, Skënderbeun e shpëton fati.


28′ Tresa tenton befasinë nga distanca te Laçi. Topi përfundon jashtë.


30′ Dobjani shfaqet në vështirësi te Skënderbeu. Portieri i korçarëve devijon topin duke e larguar nga zona.


35′ Tresa provon sërish te Laçi. Dobjani e devijon topin në këndore.


45′ Myrta e dërgon jashtë topin e gjuajtur nga Vangjeli brenda zonës së Laçit.


Minutat dhe rastet e pjesës së dytë


54’ Kalaj merr vendin e Muhamad te Laçi.


57’ Musa merr vendin e Janaqit te Skënderbeu.


58’ Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë.


65’ Ndiaje merr vendin e Beshirajt te Skënderbeu.


66’ Karton i verdhë për Myrtën te Laçi.


71’ momenti më i rëndë i finales: Nasr humbet rastin e artë për Skënderbeun, ndërsa më pas VAR ndërhyn dhe Ndiaje ndëshkohet me karton të kuq. Korçarët mbeten me 10 lojtarë dhe ndeshja ndizet totalisht.


78’ Tola merr vendin e Tresës te Laçi.


81’ Myrta provon një supergol, por Dobjani shpëton Skënderbeun.


84’ karton i verdhë për De Oliveira te Skënderbeu.


85’ Harrison i lë vendin Hilajt te Laçi.


85’ një tjetër rast i pabesueshëm për kurbinasit, por Nërguti nuk shënon dot.


87’ Çela merr vendin e Gjumsit te Skënderbeu.


90’ akordohen 5 minuta shtesë.


90+6′ GOOOL! Skënderbeu 0-1 Laçi. Kapiteni Kurti realizon gol duke siguruar fitoren e titullit kampion me goditjen e fundit në portë të kampionatit.

"KORÇA BOOM"


bottom of page