SKËNDERBEU dje pësoi humbjen e dytë/ Sot radha e dy përballjeve të tjera në superiore!
- 21 minutes ago
- 1 min read
Dita e sotme në “Abissnet Superiore” rezervon përballje tepër të rëndësishme për javën e tretë të sezonit. Fillimisht, ata që do të zbresin të parët në fushë janë Laçi dhe Teuta.
Sfida e cila do të luhet në Kurbin e që do të nisë prej orës 16:00, vendosë përballë dy skuadra që ndajnë të njëjtin numër pikësh, 4 sosh dhe renditen në vendet e para të klasifikimit. Padyshim, kërkesa në fushë do të jetë maksimale në të dyja kampet për të marrë tre pikët, por Laçi do tentojë të shfrytëzojë edhe faktori fushë për një tjetër rezultat pozitiv.
Sakaq, prej orës 18:30, Partizani i Florin Bratu sfidon Vllazninë në transfertë. Ndeshja e cila do të zhvillohet në “Loro Boriçi” e vendosë trajnerin rumun të të kuqve përballë një tjetër shansi ideal për të marrë tre pikët e para.
Rikthimi i Rowan Human si dhe situata e brishtë që po kalojnë shkodranët pas ngjarjes në Elbasan mund të jenë një shtysë më shumë për “Demat e Kuq” që të futen në fushë për fitoren.
Java 3
DJE
Egnatia – Skënderbeu 2-1
SOT
KF Laçi – Teuta ORA 16:00
Vllaznia – Partizani ORA 18:30
E DIEL 06 shtator 2026
Tirana – FK Vora ORA 16:00
Dinamo City – AF Elbasani ORA 18:30
“KORÇA BOOM”
















