Skënderbeu gati “goditjen” e madhe
- 4 days ago
- 1 min read
Skënderbeu duket se është pranë rikthimit të parë të madh për sezonin e ri. Bëhet fjalë për Anxhela Mehmeti, një nga lojtaret më të spikatura të kampionatit shqiptar, e cila këtë sezon u shpall kampione me Pogradeci.
Pas një sezoni të suksesshëm te liqenoret, mësohet se Mehmeti ka shumë mundësi të rikthehet te Skënderbeu, skuadër ku ka lënë gjurmë edhe më parë. Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar për rinovimin e kontratës së saj me Pogradecin për sezonin e ardhshëm, çka ka shtuar edhe më shumë zërat për një rikthim në Korçë.
Drejtuesit e Skënderbeut duket se po punojnë për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe afrimi i Anxhela Mehmetit do të ishte një goditje e rëndësishme për objektivat e sezonit të ri.
“KORÇA BOOM”
















