top of page

Skënderbeu, gati sulmuesi afrikan…!

  • Jul 25, 2023
  • 1 min read

Korçarët e kanë çështje orësh mbylljen e marrëveshjes me sulmuesin afrikan që pritet të vijë te Skënderbeu.

Tashmë ka dy ditë që portali ynë ka bërë të ditur që Mensah mund të vonohet më shumë se ç’duhet dhe kjo ka bërë që drejtuesit të vihen menjëherë në lëvizje. Alfred Mensah mund të vijë edhe pas tre javësh, por kjo ka bërë që Skënderbeu të mos presë, sepse duhet patjetër edhe një sulmues.

Lëvizjet e drejtuesve kanë qenë të shumta, por mësohet se sulmuesi që pritet të mbyllë marëveshjen me Skënderbeun është nga Afrika. Nuk jepen hollësi të tjera, pasi sigurisht çdo gjë do të zbulohet vetëm kur të kemi diçka zyrtare.

Në klubin bardhekuq kanë tre ditë që e kanë quajtur të mbyllur merkaton, sepse grupi është plotësuar me emrat e futbollistëve, por kjo është një ndërhyrje emergjente. Porta, mbrojtja, mesfusha janë tre repartet që janë mbushur me futbollistë, ndërkohë që vetëm në sulm është emri i sulmuesit afrikan që theksuam më sipër.

Se çfarë do të ndodhët në orët në vazhdim, kjo mbetet për t’u parë.



bottom of page