Skënderbeu ka vendosur kushtet për lojtarët që mund të largohen nga skuadra.
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Detajet për mënyrën se si do të ndërtohet ekipi po bëhen gjithnjë e më të qarta nga dita në ditë. Klubi po mendon me kujdes jo vetëm për afrimet e reja, por edhe për menaxhimin e futbollistëve që janë në qendër të interesit nga skuadra të tjera.
Sipas drejtuesve, lojtarët mund të largohen vetëm nëse plotësohen kushtet që ka vendosur klubi. Nuk do të ketë asnjë largim të lirë dhe çdo transferim do të shoqërohet me përfitime për klubin.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori teknik Ardi Gjançi, i cili ka deklaruar se asnjë futbollist nuk do të largohet pa një vlerësim financiar të drejtë, duke qenë se për secilin lojtar është investuar kohë dhe burime.
Qëndrimi i klubit është i qartë: Të ruhet struktura e skuadrës dhe të sigurohet stabiliteti ekonomik, duke mos lejuar lëvizje të pakontrolluara që mund të dëmtojnë projektin sportiv të Skënderbeut.
“KORÇA BOOM”
