SKËNDERBEU/ Nesër miqësore ndaj Besës. Mësoni orarin…
- Aug 1, 2025
- 1 min read
Erdhi dita që stafi teknik i Skënderbeut të shikojë gjendjen e lojtarëve në fushë dhe pikërisht nesër (të shtunën) do të luhet testi miqësor ndaj Besës që ndodhet për fazë përgatitore në Ersekë.
Skënderbeu-Besa do të luhet nesër në stadiumin “Skënderbeu” dhe do të startojë në orën 19:00, pra në orët e mbrëmjes. Kjo do të thotë që të paktën fundi i pjesës së parë dhe gjithë pjesa e dytë do të luhet nën dritat e projektorëve.
Kushtet janë optimale në juglindje dhe sigurisht që këto teste i vlejnë shumë të dyja ekipeve që do të përballen edhe në kampionat, pasi të dyja luajnë në kategorinë e parë.
Skënderbeu ndeshjen e parë miqësore e luajti ndaj Strugës dhe e humbi thellë 4-0. Të shohim nesër në përballjen e dytë verore ndaj një kundërshtari direkt në kategorinë e parë.
Me pak fjalë Skënderbeu-Besa, nesër starton në orën 19:00, në qytetin juglindor dhe do të transmetohet direkt nga portali ynë “Korça Boom”.
Ndeshjet miqësore të zyrtarizuara deri tani:
Skënderbeu-Struga 0-4
2 gusht Skënderbeu-Besa Ora 19:00
6 gusht Pogradeci-Skënderbeu
9 gusht Skënderbeu-Vora
12 gusht Skënderbeu-Luftëtari
“KORÇA BOOM”
















