top of page

Skënderbeu nuk ndalet në merkato, Maloku përforcimi i radhës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Leonardo Maloku është emri më i fundit që i është bashkuar Skënderbeut në kuadër të merkatos së hyrjes. Ish-kapiteni i Kombëtares Shpresa, i cili aktivizohet si mbrojtës i djathtë, prej disa ditësh po stërvitet me skuadrën korçare dhe pritet të jetë në dispozicion të Ernest Gjokës që nga ndeshja e radhës ndaj Besës së Kavajës.


27-vjeçari ishte i pranishëm në tribunën e stadiumit “Skënderbeu”, ku së bashku me Antonio Delajn, të huazuar nga Elbasani, ndoqi nga afër përballjen ndaj Luftëtarit, e cila u mbyll në barazim 1-1.


Skënderbeu po lëviz aktivisht në merkato dhe afrimi i Malokut vjen pas atij të Delajt, duke konfirmuar synimin e klubit për të përforcuar repartet për fazën në vazhdim të kampionatit.


Mbrojtësi është produkt i akademisë së Peskarës dhe gjatë karrierës ka qenë pjesë e disa skuadrave në futbollin italian, si dhe ka luajtur edhe në Spanjë me San Roque Lepe. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e T Val Pescara.


Maloku numëron 21 paraqitje me fanellën e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ku në shumë raste ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, duke sjellë eksperiencë dhe siguri në prapavijën korçare.

"KORCA BOOM"


bottom of page