top of page

Skënderbeu në Gjirokastër për të thelluar diferencën në krye/ Luftëtari me tre mungesa

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu do të luajë këtë fundjavë në transfertë kundër Luftëtarit, në një ndeshje mes dy skuadrave që vijnë nga fitore në javën e kaluar të kampionatit.


Korçarët mbajnë vendin e parë në renditjen e Kategorisë së Parë dhe synojnë të vazhdojnë serinë pozitive edhe në Gjirokastër. Nga ana tjetër, Luftëtari pritet të përballet me disa mungesa të rëndësishme që mund të ndikojnë në ecurinë e skuadrës.


Sipas burimeve pranë klubit, në këtë sfidë do të mungojnë tre lojtarë titullarë: Ramadani për shkak të kartonëve, ndërsa Çulli dhe Merkuri janë të dëmtuar dhe nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin.


Këto mungesa e bëjnë edhe më të vështirë sfidën për gjirokastritët, të cilët kanë nevojë për pikë për të ngjitur pozitat në renditje, por përballen me një Skënderbe të motivuar dhe në formë të mirë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page