top of page

SKËNDERBEU ruan kreun me +3 pikë/ Ja renditja e kategorisë së parë pas javës së 31-të

  • 22 hours ago
  • 1 min read

Sot janë luajtur të gjitha ndeshjet e javës së 31-të të kategorisë së parë, ndërkohë që renditja përsa i përket kreut të kësaj kategorie ka mbetur e njëjta.


Skënderbeu në këtë mënyrë vijon në krye me 73 pikë dhe ndiqet nga Laçi me 70 pikë, ndërkohë që Pogradeci ndodhet në vendin e tretë me 67 pikë.


Lufta për kreun duket se po ecën prej javësh me të njëjtin ritëm, ndërkohë që Iliria, Kastrioti dhe Besa, janë skuadrat e tjera që për momentin ndodhen në zonën e “play-off”-it.


Fundi i tabelës së klasifikimit është i Luftëtarit, që ka një pikë më pak se Lushnja dhe myzeqarët kanë një pikë më pak se Kukësi dhe Apolonia.


Më poshtë sjellim edhe renditjen pas javës së 31-të.

“KORÇA BOOM”


bottom of page