Skënderbeu sfidon motin dhe kundërshtarin, nesër nis betejën e Kupës
- Korca Boom
- 18 hours ago
- 1 min read
Edhe pse reshjet e shiut kanë përfshirë qytetin, skuadra e Skënderbeut ka vijuar pa u ndalur seancat stërvitore, në përgatitje për ndeshjen e Kupës ndaj Ilirisë, që do të zhvillohet nesër në fushën e tyre.
Kuptohet se ndeshja e Kupës ka objektiva të rëndësishme për korçarët, të cilët synojnë të kalojnë këtë raund.
Trajneri Ernest Gjoka ka vendosur që të aktivizojë formacionin më të mirë të mundshëm, duke treguar se nuk ka asnjë nënvlerësim ndaj kundërshtarit dhe se skuadra është e vendosur për rezultat pozitiv.
"KORCA BOOM"



















