SKËNDERBEU sot për 3 pikë ndaj Kastriotit/ POGRADECI për të marrë më të mirën në Peshkopi!
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Sot është dita e 5 përballjeve të fundit të javës së 9-të të kategorisë së parë, ndërkohë që kjo javë ka startuar qysh ditën e djeshme, teksa në ndeshjen e parë, Apolonia barazoi 0-0 në shtëpi ndaj Ilirisë, duke bërë një tjetër hap të gabuar.
Ndërkohë që starti i javës së 9-të ishte dje, sot luhen edhe 5-së ndeshjet e tjera të kësaj jave, teksa e gjithë vëmendja do të jetë në transfertën që do të luajë Skënderbeu ndaj Kastriotit. Bardhekuqtë edhe në këtë transfertë shkojnë për të marrë pikët maksimale, në mënyrë që të mbyllin sa më parë ngjitjen në superligë.
Po sot luan edhe Pogradeci që ka një përballje aspak të lehtë ndaj Korabit në Peshkopi, por që liqenorët luajnë për të marrë më të mirën edhe pse është një ndeshje transferte.
Përveç këtyre dy takimeve, luhen edhe tre ndeshje të tjera, ku Laçi skuadra që ndjek Skënderbeun në vendin e dytë, udhëton për të luajtur një transfertë të vështirë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Burreli pret në shtëpi Lushnjën dhe ndeshja e fundit është ajo mes Besës dhe Kukësit.
Të gjitha takimet e ditës së sotme startojnë në orën 14:00.
Java 9
DJE 28.10.2025
Apolonia – Iliria 0-0
SOT 29.10.2025
Ora 14:00 AF Luftëtari – Laçi
Ora 14:00 Besa – Kukësi
Ora 14:00 Kastrioti – Skënderbeu
Ora 14:00 Korabi – Pogradeci
Ora 14:00 Burreli – Lushnja
“KORÇA BOOM”



















