top of page

SKËNDERBEU U-19/ Këta djem na bënë krenarë. Bravo “Ujqërve” të vegjël. Futen në histori

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Skënderbeu U-19 dje ndali Aston Villën U-19 1-1 në ndeshjen e vlefshme për UEFA Youth League. Një rezultat që në fakr nuk e ka arritur asnjë skuadër shqiptare deri tani.


Skënderbeu kujtojmë që e kaloi bindshëm turin e parë dhe kishte përballë dje në ndeshjen e parë një skuadër të madhe në arenën europiane ai Aston Villa.


Padiskutim që një rezultat të tillë askush nuk e ka arritur nga skuadrat shqiptare dhe tashmë mbetet ndeshja e kthimit për të thënë fjalën e fundit. Nëse Skënderbeu kalon më tej historia do të shkruhet me gërma të arta, por edhe ky rezultat i parë dje, 1-1 tregoi se kjo skuadër është ndërtuar për të qenë po kaq e madhe dhe në historinë e futbollit shqiptar është e vetmja.


Skënderbeu U-19 është një skuadër që garanton Skënderbeu nesër dhe padyshim që këta djem kanë bërë krenarë dje me barazimin 1-1 jo vetëm Korçën, por gjithë futbollit shqiptar dhe më gjerë.


Me të drejtë mund të themi se Skënderbeu është atje falë strategjisë së presidentit Ardjan Takaj.


Urime djema! Urime “Ujqër”! Faleminderit që na bëtë kaq shumë krenarë. Forca në ndeshjen e kthimit.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page