top of page

Sot 99 vjetori i lindjes të aktores korçare Marta Burda!/ Nderim dhe respekt për figurën e saj!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 20
  • 1 min read

Updated: Jul 21

Marta Burda (1926-1995). Aktore. Lindi në Korçë. Ishte bija e fotografit të njohur Vani Burda. M. Burda qe nga aktoret themeluese të Teatrit Shtetit, më 1945. Luajti aty në disa drama si "Për ata që janë në det", "Proçesi i Lajpcigut", "Borgjezi fisnik" etj.


Në vitin 1953, shkoi në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, duke qenë ndër aktoret e para profesionite të këtij teatri.


Në skenën e tij ka mishëruar shumë figura artistike, kryesisht role grash e nënash të dhimbsura, të buta, shpirtbardha, por edhe ankuese, të shqetësuara, me një dashuri të thellë e të heshtur për bijtë e tyre në hall, si në shfaqjet "Mbreti Ilir", "Pulëbardha", "Mulliri i Kostë Bardhit", "Kartela e verdhë", "Njerëz mbi shkëmb", "Mirë se erdhe Elona", "Dorina" etj.


Ky lloj tipi erdhi duke u përkryer në aktrimin e saj të ngrohtë, i pasuruar edhe me prurje të tjera kryesisht me figura grash të paqme, me dinjitet, qëndrestare, që durojnë dhimbje e gjëma, përndryshe “nëna hallemëdha”.


Këto u rishfaqën më pas edhe në mbi 16 role të tjerë si motra në kinematografi, që kishin pak fjalë, por qenë të personalizuara, ku veçohen ato në filmat: "Zani partizani", "Balonat", "Dorina", "Në shtëpinë tonë", "Agimet e stinës së madhe", "Fillim i vështirë", "Zëvendësi i grave" etj. M. Burda mbante titullin Artiste e merituar.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page