top of page

SOT dita e Skënderbeut/ “Ujqërit” gati të “kafshojnë” edhe Kastriotin!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Java e 20-të e kategorisë së parë starton sot me një nga ndeshjet më interesante, ajo mes Skënderbeut dhe Kastriotit. Ndeshja që në program ishte nesër, do të luhet sot dhe do të startojë në orën 13:30, ndërkohë që kjo është dita e Skënderbeut.


Themi këtë pasi bardhekuqtë sot kanë vetëm një rrugë dhe ajo është fitorja, ndërkohë që sot kanë edhe një detyrim ndaj tifozëve, pasi duhet tu kthejnë atë fitore të “vjedhur” në fazën e parë në Fushë-Krujë, ku Kastrioti i pati mundur 3-2 dhe ishte humbja e parë për këtë sezon për Skënderbeun.


Pavarësisht mungesave të shumta Skënderbeu sot është gati për tu rikthyer te fitorja në këtë vit kalendarik në stadiumin juglindor, teksa kujtojmë që në ndeshjen ndaj Luftëtarit ajo ndeshje nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1.


Ndërkohë që Skënderbeu luan sot ndeshjen e vet, katër takime të tjera luhen nesër dhe njëri mbyll javën e 20-të ditën e dielë.


Më poshtë sjellim edhe kalendarin e kësaj jave:

 

JAVA 20

30 janar 2026 (SOT)

Ora 13:30 Skënderbeu-Kastrioti


31 Janar 2026 (E Shtunë)

Ora 13:30 Laçi-Luftëtari

Ora 13:30 Kukësi-Besa

Ora 13:30 Pogradeci-Korabi

Ora 13:30 Iliria-Apolonia


1 Shkurt 2026 (E Diel)

Ora 13:30 Lushnja-Burreli

“KORÇA BOOM”


bottom of page