top of page

Sot e nesër java e fundit e kategorisë së parë për 2025-ën/ Skënderbeu nesër për 3 pikë në Kukës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 20, 2025
  • 1 min read

Java e 17-të e kampionatit “Kategoria e Parë”, që përkon edhe me javën e fundit për vitin 2025 do të zhvillohet e gjitha në këtë fundjavë, duke filluar nga dita e sotme.


Të shtunën, pra sot  do të luhen katër prej ndeshjeve, në ora 13:30. AF Luftëtari do të përballet me Pogradecin në shtëpi, ndërsa Korabi pret Burrelin. Lushnja do të luajë në transfertë kundër Kastriotit ndërsa në takimin e fundit të së shtunës, Apolonia luan kundër Laçit në shtëpi.


Të dielën, nesër, do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera. Kukësi pret Skënderbeun në shtëpi ndërsa Besa përballet me Ilirinë. Të dyja takimet do të luhen në oa 13:30.


Java 17

AF Luftëtari – Pogradeci, 20.12.2025, ora 13:30

Korabi – Burreli, 20.12.2025, ora 13:30

Kastrioti – Lushnja, 20.12.2025, ora 13:30

Apolonia – KF Laçi, 20.12.2025, ora 13:30


Kukësi – Skënderbeu, 21.12.2025, ora 13:30

Besa – Iliria, 21.12.2025, ora 13:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page