Sot përkujtojmë Veteran Topçiun, një nga figurat më të respektuara të futbollit korçar dhe qytetar i nderuar i Korçës
- Apr 7
- 1 min read
Sot përkujtojmë Veteran Topçiun, një nga figurat më të respektuara të futbollit korçar dhe qytetar i nderuar i Korçës.
I lindur në Panarit në vitin 1943 dhe i rritur në Korçë, ai ia kushtoi jetën sportit, duke nisur që në moshë të vogël me ekipet zinxhir dhe duke u bërë më pas pjesë e ekipit të parë të Skënderbeut.
Për 12 vite rresht (1960–1972), ai ishte një nga shtyllat kryesore të skuadrës, i spikatur sidomos si qendërmbrojtës.
Topçiu është përzgjedhur në formacionin më të mirë historik të Skënderbeut dhe është nderuar me dy medalje nga Kuvendi Popullor për merita të veçanta.
Do të mbetet gjithmonë një emër i paharruar i ekipit të Skënderbeut.
“KORÇA BOOM”
















