top of page

SOT radha e Skënderbeut/ I dënuar për 3 pikë në Gjirokastër!

  • Mar 1
  • 1 min read

Pas 3 ndeshjeve të djeshme të vlefshme për javën e 24-ër të kategorisë së parë, sot është radha e tre takimeve të tjera dhe të fundit.


Fitorja e Laçit dhe Pogradecit ditën e djeshme ka bërë që Skënderbeu të ndjejë presionin e këtyre dy skuadrave dhe kjo do të thotë se sot në oën 13:30 djemtë e Ernest Gjokës do të luajnë vetëm për fitore.


Madje kurbinasit provizorisht e kanë barazuar Skënderbeun me pikë në tabelën e klasifikimit, por bardhekuqtë kanë pa luajtur ndeshjen e sotme dhe në këtë mënyrë kjo e bën të domosdoshme trepikëshin edhe pse është një përballje e vështirë.


Sot luhen edhe dy ndeshjet e tjera, ku Besa pret Burrelin dhe Iliria pret Kukësin. Të tre takimet e fundit startojnë në të njëjtën orë, 13:30. 

 

JAVA 24

28 shkurt 2026 (DJE)

Apolonia-Pogradeci 1-2

Korabi-Kastrioti 1-0

Lushnja-Laçi 1-5


1 mars 2026 (SOT)

Ora 13:30 Luftëtari-Skënderbeu

Ora 13:30 Besa-Burreli

Ora 13:30 Iliria-Kukësi

“KORÇA BOOM”


bottom of page