top of page

Spektakël golash në Devoll, të vegjlit japin sinjale për të ardhmen

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Futbolli në Devoll, veçanërisht te moshat e reja, duket se po merr përmasa gjithnjë e më të kënaqshme. Interesi i fëmijëve për këtë sport po rritet dita-ditës, ndërsa kjo reflektohet edhe në ndeshjet e zhvilluara mes ekipeve të qytetit.


Në përballjen e fundit, ekipi i të rinjve të Devolli City ka triumfuar me rezultatin e thellë 6-0 ndaj Devolli. Golat e takimit u realizuan nga Mançka, Zyryku, Zaçelli, Tarelli dhe Nallbati, duke treguar potencialin dhe cilësinë që po shfaqin futbollistët e vegjël.


Sukses ka arritur edhe grupmosha e 9-vjeçarëve, e cila fitoi me rezultatin 2-1 në ndeshjen e saj.

Megjithatë, përtej rezultateve, rëndësia më e madhe qëndron te puna që po bëhet me fëmijët dhe zhvillimi i futbollit të moshave në zonë. Ndeshjet do të vijojnë sipas kalendarit zonal edhe ndaj ekipeve të Korçë dhe Pogradec.


Sipas trajnerëve të Devolli City, Denis dhe Gersi Hysolli, këta fëmijë janë mjaft të talentuar dhe premtojnë të jenë një bazë cilësore për të ardhmen e futbollit të Devollit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page