top of page

Spektakël në Champions: Paris Saint-Germain fiton 5-4 ndaj Bayern Munich në një “çmenduri” me 9 gola

  • 41 minutes ago
  • 1 min read

Një mbrëmje magjike në UEFA Champions League ka dhuruar gjithçka që tifozët e futbollit mund të kërkojnë. Në “Parc des Princes”, Paris Saint-Germain triumfoi 5-4 ndaj Bayern Munich në gjysmëfinalen e parë, në një ndeshje spektakolare me përmbysje të shumta dhe gola të bukur.


PJESA E PARË

Sfida nisi me vrull nga bavarezët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 17-të. Gjyqtari akordoi penallti pas ndërhyrjes ndaj Luis Díaz dhe nga pika e bardhë nuk gaboi Harry Kane, duke çuar topin në rrjetë.

Reagimi i PSG ishte i menjëhershëm. Pas një aksioni të bukur, Khvicha Kvaratskhelia barazoi shifrat në 1-1 me një realizim spektakolar. Vendasit morën avantazhin në minutën e 33-të, kur João Neves shënoi me kokë pas një krosimi të saktë nga këndi.

Megjithatë, Bayern Munich reagoi sërish dhe barazoi në 2-2 në minutën e 42-të me anë të Michael Olise. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, ndërhyrja e VAR-it solli një tjetër penallti, këtë herë për PSG. Ousmane Dembélé u tregua i saktë dhe riktheu avantazhin 3-2.


PJESA E DYTË

Në nisje të fraksionit të dytë, PSG e thelloi diferencën. Khvicha Kvaratskhelia realizoi sërish, ndërsa më pas edhe Ousmane Dembélé gjeti rrjetën, duke çuar shifrat në 5-2.

Kur ndeshja dukej e mbyllur, bavarezët u rikthyen në lojë. Dayot Upamecano shënoi për 5-3, ndërsa në minutat e fundit Luis Díaz ngushtoi diferencën në 5-4, duke rihapur gjithçka për ndeshjen e kthimit.

Një përballje e çmendur me 9 gola, emocione pa fund dhe gjithçka të hapur për aktin e dytë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page