Sporti palestinez në zi / Vritet ish-lojtari i kombëtares në moshën 41-vjeçare
- Korca Boom
- Aug 7, 2025
- 1 min read
Bota e sportit ka humbur një tjetër figurë të shquar për shkak të konfliktit në Gaza. Federata Palestineze e Futbollit ka njoftuar me trishtim ndarjen nga jeta të Suleiman Al-Obeid, ish-sulmues i ekipit kombëtar të Palestinës, në moshën 41-vjeçare, gjatë një sulmi izraelit në jug të Gazës, ndërsa priste ndihmë humanitare.
Al-Obeid, i njohur mes tifozëve si "Pele palestinez", la pas pesë fëmijë dhe një trashëgimi të pasur në futbollin vendas. Ai nisi karrierën me Khadamat Al-Shati dhe më pas luajti për Al-Amari dhe Club Deportivo Gaza. Me mbi 100 gola të shënuar dhe 24 paraqitje me ekipin kombëtar, ai ishte dy herë golashënuesi më i mirë në ligën palestineze.
Federata raportoi se numri i viktimave të lidhura me futbollin ka arritur në 321, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve nga komuniteti sportiv palestinez që nga tetori ka shkuar në 662.
“KORÇA BOOM”



















