top of page

Stuhi shiu në Tiranë, rrëzohen pemët, shemben anësoret e rrugëve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 30
  • 1 min read

Stuhia tropikale e paralajmëruar që do të prekte sot vendin ka goditur pak momente më parë edhe kryeqytetin.


Era e fortë ka prekur Tiranën, ndërsa objektet në ambientet e jashtme si çadra, karrige dhe të tjera janë rrëzuar.


Po ashtu, një pemë është thyer pranë zonës ku ndodhet Ambasada amerikane.


Shiu dhe era e forte ka krijuar veshtiresi ne levizje duke u bere shkak per trafik automjetesh ne disa akse.


Ne zonen e pallatit me Shigjeta raportohet se anesoret e rruges ne Ure jane prishur nga era duke erene ne rrugen poshte saj e duke penguar automjetet.


Sipas parashikimit të motit, herë pas here do të priten rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere.


Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira të dendura duke rrezikuar përmbytje në disa qarqe të ultësirës perëndimore.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page