top of page

Sulmon me mjet prerës punonjësin e sigurisë brenda spitalit, arrestohet 44-vjeçari

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 30, 2025
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në ambientet e Spitalit Rajonal Fier.


Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të ditës, ku si pasojë e konfliktit, punonjësi i sigurisë ka pësuar dëmtime të lehta dhe ka marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e autorit. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"KORCA BOOM"


bottom of page